
Matheus da Motta, Kledis Hida dhe Nadon Wilfried
Kledis Hida, Matheus da Motta dhe Nadon Wilfried janë futbollistët më të rinj të Lushnjes. Lagunarët kanë prezantuar 3 lojtarët e rinj që do të vihen menjëherë nën urdhërat e trajnerit Gugash Magani.
I pari vjen nga Elbasani dhe 23-vjeçari do të jetë një përforcim për qendrën e mbrojtjes, ndërsa dy mesfushorët e tjerë vijnë nga Kukësi e Bregu i Fildishtë. Braziliani Motta luajti në Superiore sezonin e fundit dhe së bashku me Hidën kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare.
Nga ana tjetër, mesfushori afrikan do të jetë pjesë e verdhjeshilëve për 3 sezonet e ardhshme.
Poll
Lexo gjithashtu
KATEGORIA I
Pas 5 vitesh, Korabi rikthen mbrojtësin në ekip
KATEGORIA I