Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Më shumë se 8 vite pritje, sulmuesi i Vorës rikthehet në fushë për Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Më shumë se 8 vite pritje, sulmuesi i Vorës rikthehet
Ruzgis

Manfredas Ruzgis i skuadrës së Vorës është rikthyer sot të luajë një ndeshje me Kombëtaren e Lituanisë. Këta të fundit u ndalën në barazim përballë Finlandës me shifrat 2-2.

Sulmuesi i Kategorisë së Parë e nisi këtë takim nga stoli për kombëtaren lituaneze. Dëmtimi i Armandas Kucys i cili e nisi sfidën nga minuta e parë, solli në fushë Manfredas Ruzgis.

28-vjeçari u rikthye të luajë për përfaqësuesen e tij pas më shumë se 8 vitesh. Forma e tij e mirë në Kategorinë e Parë solli dhe grumbullimin e tij në kualifikueset e Kupës së Botës. Ruzgis ka arritur të shënojë me Vorën 22 gola në 26 takime në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga