
Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Apoloninë në transfertë. Një hap fals nga vlonjatët në garën për titullin kampion.
Një pikë që “dhemb” për kuqezinjtë, të cilët ndihen të ‘vjedhur’, teksa nuk munguan edhe polemikat. Madje vlonjatëve nuk iu del e keqja me arbitrin, pasi në një moment gjatë sfidën pretenduan për prekje të topit me dorë nga fierakët, por Florian Lata vazhdoi lojën.
Një rast të tillë në Vlorë e kanë krahasuar me penalltinë e diskutueshme në derbin Tirana – Partizani, ku Lata akordoi 11-shë për bardheblutë kundër të kuqve.
Flamurtari nxjerr videon e këtyre momenteve dhe “shiqeton” Latën se po vepron me dy standarte.
“I njëjti rast, i njëjti arbitër, por me dy standarte. Flamurtari ka zgjedhur të luajë në fushën e futbollit”, kanë shkruar në postim.
View this post on Instagram