Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Vetëm 3 pikët bëjnë punë te Flamurtari, Andrea Agostinelli me mungesa drejt Pogradecit

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 3 pikët bëjnë punë te Flamurtari, Andrea
Flamurtari

Flamurtari vazhdon intensivisht përgatitjet për duelin me Pogradecin, takim i cili është programuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 13:30. Kuqezinjtë luajnë në transfertë, por pavarësisht kësaj kanë detyrim vetëm 3 pikët, si të vetmen rrugë për të marrë përkohësisht vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Andrea Agostinelli prej ditësh ka nisur të “thurë” planin anti-Pogradeci dhe për të nuk ka rezultuar aspak e lehtë. Kjo pasi do të ketë mungesa të rëndësishme në sfidën e së shtunës.

Italiani nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Albi Allës dhe Idriz Bathës. Mungesë e sigurtë do të jetë edhe e Bruno Telushit, i cili ende nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht nga një dëmtim. Lojtari vazhdon individualisht stërvitjen dhe shpreson që të rikuperohet sa më shpejt.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga