
Ditën e sotme në orën 15:00 do të luhen 2 ndeshjet e “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Duele mjaft të rëndësishme që do të vendosin edhe për fatet e skuadrave në rrugën drejt Superiores.
Kështu vëmendja do të jetë në “Liri Ballabani”, ku Burreli do të presë Pogradecin, ndërsa në “Niko Dovana” do të sfidohen mes tyre Besa dhe Apolonia.
Tashmë të katër trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë. Më poshtë do të njiheni me 11-shet titullare të këtyre dy sfidave.
FORMACIONET ZYRTARE:
Besa - Apolonia
BESA: Ahmetaj, Kapi, Nnato, Abdulai, Gjinaj, Alphousseyni, Nurja, Indio Oliveira, Spahiu, Frashëri, Migone. Trajner: Emiliano Çela.
APOLONIA: Kacaj, Topi, Asllanaj, Trifoni, Bejzade, Wallace, Ndubuisi, Ayivi, Maksuti, Rakipaj, Umejiego. Trajner: Ezequiel Matias Tatangelo.
Burreli - Pogradeci
BURRELI: Dani, Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Rrapi, Hoti, Dushkaj, Paloka, Francino, Osikel. Trajner: Ditmar Bicaj.
POGRADECI: Marin, Danladi, Ivani, Shkulaku, Lila, Pius, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Trajner: Ardian Mema.