
Kategoria e Parë ashtu si Superiorja ditën e sotme do të luajë cdisa takime. Në këtë kampionat do të zhvillohet java e 7-të, ku ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave.
5 takime mjaft interesante do të luhen ditën e sotme, ku 10 ekipe do të poërplasin “brirët” mes tyre për fitoren. Të gjtha këto përballje do të luhen në një orar të ri, në orën 14:00.
Kështu Besa e Kavajës do të sfidojë Burrelin në stadiumin e këtij të fundit. Një duel ku ekipi i Mirel Josës synon fitoren për të vazhduar kryesimin në Kategorinë e Parë, ndërsa matjanët kërkojnë 3 pikët për t’u afruar akoma më shumë me dy vendet e para në klasifikim.
Duel interesant dhe që merr vëmendjen e tifozëve është përballja mes Korabit dhe Flamurtarit. Dy ekipet që kanë si detyrim vetëm fitoren. Vlonjatët dëshirojnë vendin e parë, ndërsa ekipi nga Peshkopia kërkon t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes.
Valbona që mban vendin e 11-të në klasifikim do të sfidojë në shtëpi ekipin e Apolonisë që mban vendin e 10-të. Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve respektive dhe kanë nga 4 pikë në klasifikim.
Një tjetër përballje është mes Erzenit të vendit të fundit dhe Lushjes, ndërsa përballja e fundit për ditën e sotme do të jetë mes Pogradecit dhe Kukësit.
