Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Samake dhe Greca “kërcënojnë” Laçin, Pogradeci bën “ligjin” në javën e 30-të

Shkruar nga NEWSPORT
Samake dhe Greca “kërcënojnë” Laçin, Pogradeci
Pogradeci

Pas mbylljes së xhiros së 30-të në Kategorinë e Parë, aty ku nuk munguan golat dhe spektakli, është publikuar formacioni më i mirë i javës.

Pogradeci përfaqësohet me numërin më të madh të lojtarëve, fjala është për qendërmbrojtësin Ali Samake dhe sulmuesi anësor Bedri Greca.

Të dy futbollistët gjetën rrugën e rrjetës me liqenorët kundër Kukësit, e përfunduar 5 – 1 për ekipin e drejtuar nga Emiljano Çela. Pas 30 javësh të zhvilluara në Kategorinë e Parë, Skënderbeu mban kreun me 73 pikë, 70 Laçi dhe 67 të tilla Pogradeci.

Më datën 19 prill, sfida e radhës, do të luhet “finalja” Laçi – Pogradeci e ku do tregojë shumë për vendin e 2-të në tabelë. Deri në mbyllje të sezonit janë edhe 3 javë të tjera, e përkthyer 9 pikë të mundshme.

Samake dhe Greca “kërcënojnë” Laçin, Pogradeci
Formacioni

 

Poll

Lexo gjithashtu