
Pogradeci
Pauza e Kategorisë së Parë për shkak të sfidave të Kombëtares i ka shkuar për shtat Pogradecit. Këto të fundit nuk kanë mundur të marrin pikë në 2 javët e fundit, duke humbur kështu mundësinë për të “blinduar” vendin e tyre në “Play-Off”.
Por pavarësisht kësaj, në Pogradec nuk janë aspak të demoralizuar. Tashmë Ard Mema për fatin e tij të mirë ka në dispozicion kohën për të përgatitur ekipin për ndeshjet e mbetura në kampionat.
Fillimisht do të synojë rikthimin e skuadrës te rezultatet pozitive, ndërsa më pas do të kërkojnë maksimumin e pikëve në 5 javët e mbetura. Kujtojmë se kundërshtari i tyre i radhës do të jetë Flamurtari, përballje kjo e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit.
Poll