Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nuk paraqiten në stërvitje, 4 lojtarë drejt largimit nga Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk paraqiten në stërvitje, 4 lojtarë drejt largimit nga
Flamurtari

Flamurtari vazhdon intesivisht punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Edhe pse kuqezinjtë ende nuk kanë gjetur trajnerin që do i besojnë skuadrën, stërvitja vazhdon pa u ndalur.

Kështu prej ditësh në stërvitje nuk janë paraqitur 4 lojtarë. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin, Ermal Vitija, Erjon Vucaj dhe Fjoralb Deliaj.

3 të part mund të kosiderohen të larguar nga klubi, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi, pasi palët nuk pritet të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Ndërkohë nga ana tjetër “pezull” mbetet situata me Fjoralb Deliajn, i cili është në planet e klubit, por mes palëve nuk dihet ende nesë do të vazhdojë bashkëpunimi.

Kujtojmë se të shtunën ekipi i Flamurtarit do të udhëtojë drejt Pogradecit për të zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri. Me zhvendosjen në Pogradec pritet të ketë një ide më të qartë për lojtarët që do të largohen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga