
Manfredas Ruzgis
Manfredas Ruzgis padiskutim është një nga lojtarët më të mirë që luan në Kategorinë e parë. sulmuesi i cili mban veshur fanellën e Vorës kryeson listën e golashënuesve me 20 gola në këtë sezon.
Paraqitjet e tij fantastike po ndihmojnë skuadrën e Arian Bellait të ecë e sigurtë drejt titullit kampion. Por jo vetëm kaq, pasi përformanca e mirë e tij ka rënë edhe në syrin e kombëtares lituaneze.
Këto të fundit i kanë dërguar ftesë 28-vjeçarit për të qenë i gatshëm për 2 ndeshjet e këtij muajit që Lituania do të luajë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Për të është ftesa e parë që merr nga kombëtarja, ku shpreson të lërë gjurmë.
Poll