Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndryshon edhe KALENDARI i ndeshjeve të Kategorisë së Parë, shkak bëhen zgjedhjet lokale në disa qytete (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshon edhe KALENDARI i ndeshjeve të Kategorisë së Parë,
Kategoria e Pare

Java e 11-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me duelin Burreli – Pogradeci, që do të zhvillohet në orën 14:00. Fillimisht ishte parashikuar të luhet ditën e shtunë, por për shkak të zgjedhjeve lokale në Burrel, ky takim ndryshoi dhe do të luhet ditën e nesërme. 

Katër takimet e tjera të kësaj jave do të luhen të shtunën, po në orën 14:00. Pas dy fitoreve radhazi, Kastrioti, që po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, do të përballet me AF Luftëtarin.

Korabi pret Kukësin në shtëpi, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj Ilirisë. Në stadiumin “Luzi i Vogël” do të zhvillohet ndeshja Besa – Laçi.

Java e 11-të do të mbyllet të dielën me përballjen Apolonia – Skënderbeu, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00.

Java 11: 

Burreli – Pogradeci 07.11.2025 14:00

Besa – Laçi 08.11.2025 14:00

Kastrioti – AF Luftëtari  08.11.2025 14:00

Korabi – Kukësi 08.11.2025 14:00

Lushnja – Iliria  08.11.2025 14:00

Apolonia – Skënderbeu 09.11.2025 14:00

Ndryshon edhe KALENDARI i ndeshjeve të Kategorisë së Parë,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu