
Apolonia - Flamurtari
Një ndeshje mjaft e bukur dhe që pritet të jetë spektakël do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e nesërme në orën 16:00. Flamurtari dhe Apolonia do të vihen përballë njëra –tjerës për të qenë më afër ngjitjes në Superiore.
90-të minuta mjaft të luftuara do të luhen në Elbasan, ku ekipi fitues do të ketë mundësinë të sfidojë Laçin për biletën e fundit në Superiore. Por çfarë thonë statistikat e dueleve direkte mes vlonjatëve dhe fierakëve?
Në 10 përballet e fundit mes tyre ka një barazi mes ekipeve. Nga 2 fitore kanë secila skuadër, ndërsa 6 takime mes tyre janë mbyllur në barazim. Kjo tregon se do të jetë një sfidë mjaft emocionuese, ku nuk ka favoritë.
Poll