Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Tjetër humbje për Erzenin, Pogradeci siguron 3 pikët dhe zbret Lushnjen nga “top-6”-shja (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Tjetër humbje për Erzenin, Pogradeci siguron 3
Kategoria e Parë

Ka përfunduar ndeshja në Shijak mes Erzenit dhe Pogradecit. Skuadra e Ard Memës ia ka dalë të triumfojë 2-1 ndaj vendasve.

Golat e Alidemaj në minutën e 8-të dhe 15-të bënë diferencën në këtë përballje, duke u dhënë miqve 3 pikë të rëndësishme. Erzeni në minutën e 23-të mbeti me 10 lojtari, pasi Ergi Brahja doli me të kuq.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi edhe Akibu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të, duke lënë shijakasit me 9 lojtarë. Pavarësisht se në disavantazh, shijakasit arrijnë të gjejnë golin. Në minutën e 43-të Bespallov ndëshkon pogradecarët dhe rihap sfidën, duke çuar shifrat 1-2.

Pa shumë histori ishin 45 minutat e dyta të kësaj përballje, ku pavarësisht rasteve të krijuara ekipet nuk kanë mundur të shënojnë gola të tjerë. Në këtë mënyrë 90-të minutat e këtij dueli janë mbyllur me fitoren e Pogradecit. Pogradecarët kështu sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për “Play-Off”, teksa ngjiten në vendin e 6-të me 22 pikë, duke zbritur nga ky pozicion skuadrën e Lushnjes.

Ndërkohë nga krahu tjetër Erzeni vazhdon të mos arrijë te fitorja në këtë sezon, teksa merr një tjetër humbje. Shijakasit mbyllin klasifikimin me vetëm 4 pikë pas 16 javësh kampionat.

REZULTATI: 

ERZENI - POGRADECI 1 - 2 (Bespallov 43'/ Alidemaj 8', 15')

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga