
Lushnja
Lushnja ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet për këtë vit kalendarik, me skuadrën që pasdite zhvilloi stërvitjen e fundit për 2024. Skuadra e drejtuar nga Erion Xhafaj nis kështu pushimet.
Ekipi do të ketë disa ditë pushimi dhe lojtarët do të kenë mundësinë të shplodhen dhe të jenë afër familjarëve të tyre për të festuar festat. Pritet që verdhejeshilët të rikthen në stërvitje më 2 janar.
Kujtojmë se Lushnja pas 2 humbjeve të fundit ka zbritur në vendin e 7-të në klasifikim. Pas 17 javësh kampionat ia kanë dalë të sigurojnë 21 pikë.