Kategoria e Parë: Java e 11-të
Kanë përfunduar takimet e ditës së diel për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Lushnja ka humbur një sfidë të papritur me tropojanët në stadiumin e qytetit të tyre. Pas performancës shumë të mirë me vlonjatët, kjo humbje ishte krejt e befasishme. Burreli i Bicajt nuk shkon më shumë se një barazim në ballafaqimin verior me Kukësin që dergjet në formë të keqe prej kohësh.
Vora ia del të marrë 3 pikët në fushën e shijakasve, të cilët po bëjnë të pamundurën të grumbullojnë sa më shumë pikë dhe po luajnë mirë. Vetëm një gol bëri diferencën në Shijak. Pogradeci i falet një autogoli të mbrojtësit të huaj të Apolonisë dhe fiton para tifozerisë së shumtë liqenore që krijojë një atmosferë të këndshme sot. Shkulaku me aftësitë e tij krijojë superioritet në anësore dhe hodhi një topë në zonë që padashje u shty drejt portës së vetë nga Ndubuisi. Kështu, Pogradeci ia doli mbanë.
Kastrioti realizojë një lum golash basgkë me orabin në një përballje plot aksione e raste realizimi. Krutanët treguan superioritet ndaj dubranëve dhe ia dolën të merrnin sukses.
POGRADECI – APOLONIA 1 – 0 (Ndubuisi AG, 81')
LIVE:
90+4'- Ndeshja mbyllet në Pogradec me rezultat 1-0 ndaj Apolonisë.
81'- Fal aksionit individual të Shkulakut dhe një krosimi të ulët të tij, mbrojtësi Ndubuisi shkakton autogol.
Goli i Pogradecit
68'- Pogradeci kërkon penalti pas rrëzimit të lojtarit liqenor në 16 metërshin.
54'- Trajneri i Pogradecit ndëshkohet me të kuq nga arbitri.
53'- Trajneri i portierëve të Pogradecit ndëshkohet me karton të verdhë
Formacionet zyrtare:
Pogradeci: Jelovac, Ivani, Kastrati, Lila, Kasmollari, Topllari, Pengu, Danladi, Sepulvida, Raza, Ranadic.
Apolonia: Bushi, Topi, Repaj, Asllanaj, Trifoni, Hebeja, Ndubuisi, Musa, AYivi, maksuti, Umejiego.
Ndeshjet e tjera:
BURRELI – KUKËSI 0 – 0
ERZENI – VORA 0 - 1
KASTRIOTI – KORABI 4 - 3
LUSHNJA - VALBONA 0 – 2