Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. 8 ekipet e grupit B bënë mes tyre llogaritë e javës së 5-të të kampionatit.
Partizani B ka arritur të marrë një fitore “tenistike” ndaj Delvinës. “Demat” triumfuan me shifrat 6-2 ndaj kundërshtarëve të tyre në “Arenën e Demave”. Kryeqytetasit pas këtij triumfi marrin kështu vendin e parë në klasifikim.
Ndërkohë 3-1 ka triumfuar skuadra e Eagle ndaj Këlcyrës, teksa me shifrat 2-0 ka fituar edhe skuadra e Orikut kundër Maliqit. Gjithashtu fitues është shpallur edhe Butrinit ndaj Tomorit, me sarandiotët që triumfuan mes vuajtjes 3-2 ndaj beratasve.
Grupi B:
Partizani B – Delvina 6 - 2
Goli i Ballës
Goli i Delvines
Goli i parë i Contreas
Goli i dyte i Contreas
Goli i Gogas
Oriku – Maliqi 2 - 0
Butrinti – Tomori 3 - 2
Këlcyra - Eagle 1 - 3
