
Kukësi tashmë është një prej skuadrave që aktualisht është pa një timonier. Bledar Devolli ka mbyllur aventurën te verilindorët, me palët që ndajnë kështu rrugët mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë timonieri gjirokastrit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 46-vjeçari falenderon klubin për mundësinë, ndërsa shpehet krenar për lojtarët që kishte nën urdhrat e tij.
“Faleminderit drejtuesve për mundësinë dhe tifozëve për mbështetjen. Mirënjohje për Anin, Vason, Qemalin, Yllin, Albin, Oltin. Krenar për futbollistët e mi dhe rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Faleminderit”, mbyll Devolli.
Kujtojmë se Kukësi nuk ia doli të mbijetonte në Superiore, teksa pas 12 sezonesh bie në Kategorinë e Parë. kështu verillindorët në sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe ku do të synojnë rikthimin në elitë.