
RTSH Sport
Kategoria e Parë rikthehet me javën e dytë e cila do të luhet e gjitha të shtunën. Plot 6 ndeshje mjaft interesante e të luftuara që do të luhen paralelisht në orën 17:00.
Dy prej tyre do të transmetohen LIVE nga Radio Televizioni Shqiptar dhe për këtë javë janë përzgjedhur Lushnja – Pogradeci në “Roza Haxhiu” dhe Besa – Korabi në “Arena Egnatia”.
Pogradeci dhe Besa vijnë me moralin lart pas fitoreve respektive ndaj Kastriotit e Valbonës, ndërsa Lushnja e Korabi u ndanë në barazim pa gola mes njëri-tjetrit.
Ndeshjet e javës së 2-të:
Lushnja – Pogradeci
Besa – Korabi
Apolonia – Kastrioti
Burreli – Valbona
Erzeni – Flamurtari
Vora – Kukësi
Poll