
Pogradeci
Pogradeci do të luajë në shtëpi ndaj Lushnjes, duel ky që do të zhvillohet ditën e premte në orën 14:00. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit dhe që konsiderohet direkte për ngjitjen në klasifikim.
Pogradecarët prej 3 javësh nuk e njohin fitoren dhe në shtëpi tentojnë rikthimin te 3 pikët ndaj Lushnjes. Aktualisht vetëm 3 pikë i ndajnë ekipet në klasifikim, me lushnjarët që ndodhen në vendin e 5-të.
Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për pogradecarët, me drejtuesit që kanë vendosur të hapin dyer te stadiumit. Hyrja në stadium do të jetë falas dhe kjo do t’u japë mundësinë tifozëve të ndjekin ekipin e tyre nga afër dhe të mbështesin skuadrën në një sfidë mjaft delikate.

Poll