
Flamurtari është një prej ekipeve që pretendon titullin kampionë në këtë sezon, ndërsa do të luftojë deri në fund me Besën dhe Vorën për të arritur te trofe. Vlonjatët më afër se kurrë këtë sezon janë drejt ngjitjes në Superiore dhe drejtuesit kanë bërë investim pikërisht për këtë objektiv.
Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 3-të në Kategorinë e Parë dhe ndodhen 5 pikë larg Vorës kryesuese. Ekipi i drejtuar nga Andrea Agostinelli do të sfidojë Apoloninë. Një duel shumë i rëndësishëm për të mbajtur hapin e Vorës.
Në Vlorë nuk tolerojnë aspak hapat fals, pasi cdo gabim do të kushtojë shumë në garën për titullin. Në këto kushte drejtuesit sigurisht që ditën e sotme kërkojnë vetëm 3 pikët, të cilët të shoqëruara edhe me një fitore ndaj Valbonës në fundjavë do të ishte mbyllja përfekte e këtij viti.
Një “ultimatum” nga drejtuesit për të siguruar 6 pikët, pasi në të kundërt mund të ketë një “tërmet” në skuadër në merkaton e janarit. Për këtë lojtarët ditën e sotme do të jenë përballë një prove të vështirë si Apolonia, ku do të jenë “all-in” në fushë për 3 pikët.