Në emisionin Supergol, analisti Ardi Behari është shprehur mbi kalendarin e Kategorisë së Parë. Ai thekson se mezi pret takimet e ditës së diel, pavarësisht së shtunës.
Për Beharin, sfida në shtëpi e Lushnjes me Kastriotin është më e spikatura, pasi favoritët në ndeshjet e tjera janë pak a shumë të përcaktuar.
“Megjithë respektin për ditën e nesërme, dua të shkoj tek e hëna. Ditën e nesërme dihet pak a shumë se kush mund të marrë rezultat të mirë. Gjithmonë në letër.
Lushnja pavarësisht oshilacioneve, është një skuadër që merr vrull. Nëse gjen golin e parë, nuk ndal së shënuari. Me trajnerin e ri ka ndryshuar fytyrë si ekip. Është një skuadër për mos t’u nënvlerësuar.
Është një Lushnje e ndryshuar. Duket që sfida me Kastriotin është më e balancuara nga takimet e Kategorisë së Parë. Por, ekipi i Lushnjës nuk është më ai si më përpara.”, u shpreh në panel Ardi Behari.