Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Duele të “zjarrta” në Kategorinë e Parë, java e 24-të luhet e ndarë në 2 ditë (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Duele të “zjarrta” në Kategorinë e Parë, java e
Kategoria e Parë

Kategoria e Parë do të luajë më fundjavë ndeshjet e ardhshme. Saktësisht ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 24-të të kampionatit.

Kjo javë është e ndarë në 2 ditë, të shtunën dhe të dielën. Kështu 3 ndeshje do të luhen të shtunë në të njëjtën orë, 13:30. Korabi pret Kastriotin, ndërsa Pogradeci do të luajë në tranasfertë ndaj Apolonisë si dhe Lushnja do të përballet me laçin.

Ndërkohë ditën e dielë do të zhvillohen 3 përballjet e tjera, Kukësi do të luajë në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa Besa pret Burrelin në shtëpi, Interesante do të jetë edhe përballja Luftëtari – Skënderbeu, takime këto që gjithashtu do të luhen paralelisht në orën 13:30.

Java 24

Korabi – Kastrioti, 28.02.2026, 13:30, Peshkopi

Apolonia – Pogradeci, 28.02.2026, 13:30, Fier

Lushnja – KF Laçi, 28.02.2026, 13:30, Lushnje

Iliria – Kukësi, 01.03.2026, ora 13:30, Fushë Krujë

Besa – Burreli, 01.03.2026, 13:30, Luz/Kavajë

AF Luftëtari – Skënderbeu, 01.03.2026, 13:30, Gjirokastër

Poll

Lexo gjithashtu