Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

+5 nga vendi i dytë, fitorja e Vorës vë në “presion” Flamurtarin dhe Besën

Shkruar nga NEWSPORT
+5 nga vendi i dytë, fitorja e Vorës vë në
Vora

Gara në Kategorinë e Parë për vendin e parë në klasifikim është shumë e fortë. Vora, Flamurtari dhe Besa janë 3 ekipet që do të duelojnë “kokë më kokë” deri në fund.

Skuadra e Arian Bellait arriti të kalojë me sukses Korabin, teksa triumfuan 3-0 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të. Tashmë pas këtij triumfi shkojnë në kuotën e 40 pikëve, 5 më shumë se Besa e Flamurtari.

Pikërisht pas kësaj fitoreje të Vorës i gjithë “presioni” kalon te rivalët e tyre, te Flamurtari dhe Besa. Si vlonjatët ashtu edhe kavajasit do të luajnë ditën e nesërme ndeshjet e tyre të javës së 16-të. Përkatësisht do të sfidojnë Apoloninë dhe Lushnjen dhe fitorja ndaj tyre është mëse e detyrueshme për të ndjekur “këmba – këmbës” ekipin e Arian Bellit.

Çdo rezultat tjetër veçse 3 pikëve do t’i krijonte një shkëputje ndaj kreut dhe për këtë sfidat e ditës së nesërme marrin një vëmendje të madhe dhe vlerësim maksimal nga Flamurtari dhe Besa. Andrea Agostinelli dhe Mirel Josa kanë një “test” mjaft të vështirë për të kaluar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas 90-të minutave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga