Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Pretendimet e penalltisë së Skënderbeut, momenti kur lojtari i Ilirisë ndërhyn ndaj futbollistit të korçarëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pretendimet e penalltisë së Skënderbeut, momenti kur
Skënderbeu - Iliria

Skënderbeu luajti sot kunder Ilirisë së Fushë Krujës, ndeshje që përfundoi 1-0 në favor të korçarëve. Fundi i takimit ishte mjaft i diskutuar për shkak të penalltisë së akorduar në dëm të fushë krujasve.

Siç shihet edhe në video, lojtari bardhekuq shmang lojtarin e Ilirisë, ndërsa pengohet në zonë. Eldorian Hamiti nuk heziton dhe jep 11 metërsh në favor te vendasve.

Sfera merret përsipër nga Mario Beshiraj që nuk gabon nga pika e bardhë duke i dhenë 3 pikë të rëndësishme korçarëve.

Aktualisht Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë me 70 pikë, teksa takimi i sotëm ishte i vlefshëm për javën e 29-të. Ndërkohë, Iliria renditet në vendin e katërt me 38 pikë.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu