Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

"4 pikë kundër Flamurtarit, kjo më kënaq", Bicaj sqaron momentin e nervozizmit: Jam natyrë super e qetë, po më acaroi goli nga hiçi

Shkruar nga NEWSPORT
"4 pikë kundër Flamurtarit, kjo më kënaq", Bicaj
Ditmar Bicaj

Trajneri i Burrelit ka folur pas përfundimit të ndeshjes së Kategorisë së Parë në Burrel. Është luajtur java e 12-të dhe janë ndeshur në orën 14:00 ekipi vendas i Burrelit me një nga pretendentët për ngjitjen në Superiore, Flamurtari. Takimi është mbyllur në barazim 1-1 pas golave të kapitenit Ferruku në pjesën e parë për ekipin verior dhe atij të Herald Markut që solli ekuilibrat përfundimtar për vlonjatët.

“Përgëzime çunave për shpirtin. E kishim përgatitur ndeshjen sepse e dinim vështirësin. Strategjia jonë ishte të bllokonim dy stoperat e qendrës. Ishte një barazim që na lë një shije jashtëzakonisht shumë të mirë. Mos të harrojmë që kishim një ekip përballë që vinte nga rezultate pozitive, si ai kundër Besës.

4 pikë ndaj Flamurtarit më kënaqin këtë sezon. Nuk më la shije të mirë mënyrën si pësuam golin, kjo më nevrikosi. Unë jam natyrë e qetë, po mbrojtësit tanë si Shkalla nuk duhet të gabojnë si në rastin e penaltisë. Unë kam lujatur vetë në atë rol dhe e di si është të pësosh gola nga hiçi. Deri në momentin e barazimit isha super i qetë.”, u shpreh Ditmar Bicaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga