Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

10 gola në dy ndeshjet e fundit! Pogradeci s’ndal hapin drejt Superiores, THIRRJE PUBLIKE tifozëve para ndeshjes “jetë a vdekje” (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
10 gola në dy ndeshjet e fundit! Pogradeci s’ndal hapin drejt
Pogradeci

Pogradeci mori dy fitore spektakolare së fundmi, “fotokopje” përballë Kastrioit e Kukësit, me shifrat 5-1. Ndërkohë që javën e ardhshme të Kategorisë së Parë, liqenorët përballen me Laçin.

Një ndeshje direkte për luftën e ngjitjes në Superiore, pasi Pogradeci mban vendin e 3-të me 67 pikë, ndërsa me 3 pikë më shumë kurbinasit renditen të dytët.

Pikërisht për këtë duel të rëndësishëm, klubi i Pogradecit u ka bërë sot thirrje tifozëve. Liqenorët duan që në transfertën e Laçit, më 19 prill duke nisur prej orës 15:00, stadiumi të jetë i mbushur me tifozë të tyret, në mbështetje të ekipit.

REAGIMI:

Tifozë të KF PogradeciT! Një tjetër sfidë na pret dhe skuadra ka nevojë për ju më shumë se kurrë! Për ndeshjen ndaj KF Laçi, do të organizohen AUTOBUZË FALAS për të gjithë ata që duan të jenë pranë ekipit dhe të japin mbështetjen e tyre nga tribunat. Nga sot, të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë ambienteve të stadiumit për të rezervuar vendin e tyre. Mos mungoni! Oraret e nisjes do të bëhen të ditura së SHPEJTI.

10 gola në dy ndeshjet e fundit! Pogradeci s’ndal hapin drejt
 

 

Poll

Lexo gjithashtu