BESËLIDHJA-ERZENI 1-1 (FT)
Stadiumi “Brian Filipi”
Ora 13:30
(Aboubacar 8’/ Lajthia 68′)
90’+4-Përfundon ndeshja në Lezhë. Besëlidhja dhe Erzeni ndahen në barazim.
90’+4- Arbitri akordon karton të kuq për lojtarin e stolit të Besëlidhjes.
90’+1- 4 goditje këndi rresht. Besëlidhjen e shpëton portieri dhe shtylla.
90′-Arbitri akordon 4 minuta shtesë.
76′- Nga njëra portë në tjetrë. Besëlidhja dhe Erzeni shpërdorojnë rastet e pastra.
68′- Kundërpërgjigjet Erzeni. Lajthia barazon takimin.
58′- Portieri i Besëlidhjes heroik. Bën pritje spektakolare.
46′- Fillon pjesa e dytë.
45’+4- Mbyllet pjesa e parë.
45’+3- Besëlidhja ka rast të pastër për gol. Anësori akordon pozicion jashtë loje.
45’+1-Erzeni i afrohet golit. Topi devijohet pranë portës.
43′- Shënuesi i golit ndëshkohet me karton të verdhë. Vonon lojën duke dalë nga fusha i dëmtuar.
34′- Kërcënon Erzeni.Goditja e dënimit shkon ngjitur me shtyllën.
33′-Portieri Vata del nga porta dhe spastron topin.
29′- Faull për Erzenin.
25′-Rrezikon Goxhaj i Erzenit. Gjuan, por topi del jashtë.
11′ Vjen kartoni i parë i verdhë. Kryemadhi shkakton faull.
8′- Vjen goli i parë Aboubacar përfiton nga rrëmuja në zonë dhe realizon për Besëlidhjen.
1′-Nis takimi në Lezhë. Besëlidhja shkelmon topin e parë.
KATEGORIA E PARË/ Spektakël, kacafytje dhe kartona, kryendeshja “vuloset” me paqe (VIDEO)
Mbaron ndeshja në Lezhë