
Sot janë luajtur disa nga ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e nëntë të saj. 4 takime që ishin programuar të zhvillohen ditën e sotme në orare të ndryshme.
Në sy bie fitorja e thellë e Valbonës në transfertë kundër Bulqizës. Tropojanët kanë triumfuar me rezultatin 3-1 kundër Naftëtarit, ndërsa Murlani është ndalur pa gola 0-0 kundër Ilirisë së Fushë Krujës.
Ndërkohë në orën 14:30 ishte programuar që të luhej ndeshja mes Shënkollit dhe Gramshit, por deri më tani nuk ka startuar ende. Ditën e nesërme do të zhvillohen edhe 6 sfidat e tjera të javës së nëntë të Kategorisë së Dytë.
KATEGORIA E DYTË| JAVA 9
Bulqiza – Valbona 0-5
Jaupaj 2’, 60’, Balla 87’, Punavija 87’, Mziu 88;
Veleçiku – Naftëtari 3-1
Hajdari 11, Banushaj 24’, Rragami 73’; Saraçi 56’
Murlani – Iliria 0-0
14:30 Shënkolli – Gramshi