
Kanë përfunduar 4 ndeshjet e Grupit A të vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Dytë. 8 ekipe zbritën në fushë në kërkim të fitores, teksa në këto sfida kishte edhe rezultate surprizuese.
Iliria u shtang në transfertë përballë Tërbunit. Skuadra nga Fushë-Kruja barazoi me rezultatin 2-2 me pukjanët, duke marrë kështu vetëm 1 pikë. Në krahun tjetër Besëlidhja fitoi 2-0 në shtëpi kundër Murlanit.
Në ndeshjet e tjera, Gramshi u mposht 1-2 nga Valbona, ndërsa Veleçiku dhe Naftëtari ndanë nga një pikë, me sfidën që përfundoi në barazim 2-2.
Poll