Duhej të kishte ndoshta një karrierë më të lavdishme se ajo që po mbyll, por gjithsesi Wesley Sneijder do mbahet mend si ata që ishin magjikë me topin. Sidomos për tifozët e Interit ai nuk do harrohet kurrë për kontributin e dhënë në fitimin e tripletës. Hollandezi ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe kalimin te ekipi i Al Ghafara.
33 vjeçari ka nënshkruar me ekipin nga Katari një kontratë 18 mujore. Për mesfushorin ekipi nga Katari do jetë i gjashti në karrierë pas Ajax, Real Madrid, Inter, Galatasaray dhe Nice. Te ekipi i Al Ghafara, hollandezi do mbajë numrin e tij të preferuar, numrin 10-të.
Poll