
Kupa e Botës nis pas 2 muajsh dhe si FIFA ashtu edhe vendi pritës po punojnë për burokracitë e fundit. Ky Boteror ka sjellë aq shumë polemika me në qendër “Të Drejtat e Njeriut” saqë në media po përshkruhet si “Botërori i ndaluar”, duke iu referuar vendimeve të vendit pritës për çështje të veçanta e të nxehta.
Presidenti i Komisionit të Arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, ishte pjesë e Festivalit Sportiv të Trentos ku në një intervistë bëri të ditur se arbitrave ju ndalohet kategorikisht komunikimi me mediat në përfundim të ndeshjeve.
“Në Botëror, arbitrat nuk do të takohen me mediat në fund të ndeshjes. Pas pak muajsh fillon Kupa e Botës dhe mua më duhet të merrem me 129 zyrtarë. Kam një ushtri e jo një ekip. Një deytrë ndryshe nga koha kur isha arbitër.”- zbuloi ish-arbitri legjendar Collina.