Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kastrioti synon të “dobësojë” rivalët, “peshkon” te Elbasani për sulmin

Shkruar nga NEWSPORT

Kastrioti është “rizgjuar” dhe ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit. Krutanët ditën e djeshme kanë transferuar dy lojtarë, por tashmë kanë gati kontratën për një tjetër futbollist.

Pas Dejvid Kapllanit dhe Albi Metanit, tashmë drejtuesit kanë menduar të "dobësojnë” rivalët dhe kanë “peshkuar” te Elbasani për sulmin. Bëhet fjala për Jeton Krasniqin, i cili në merkaton e verës u transferua te verdheblutë.

23-vjeçari për shkak të konkurrencës nuk ka minutat e dëshiruara nën urdhrat e Nevil Dedes dhe në këtë mënyrë është shumë afër akordit me krutanët. Mbetet të shihet nëse Krasniqi do të kalojë te Kastrioti në huazim për pjesën e dytë të sezonit.

[caption id="attachment_719710" align="alignnone" width="788"]Jeton Krasniqi Jeton Krasniqi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga