
Daniele Orsato, gjyqtari i njohur italian ka dhënë një intervistë për "90 minuta" duke komentuar gabimet e bëra gjatë ndeshjes. Orsato hyri në histori duke u bërë kështu gjyqtari i parë që flet për gafat e bërë në televizion.
Gjatë intervistës së sotme, ai ka pranuar pas 3 vitesh që ka gabuar në ndeshjen Inter-Juventus duke mos nxjerr me karton të kuq Pjanic pas faullit ndaj Rafinha.
"Nuk është nevoja ta shikojmë pas 3 vitesh, sigurisht ishte një gabim im. Rrjedha e aksionit nuk më bëri që ta shihja sërish atë rast e për mua ishte thjeshtë një përplasje fizike gjatë kërcimit në ajër. VAR nuk mund të ndërhynte në të tilla faulle", u shpreh Orsato duke pranuar kështu gabimin e bërë 3 vite më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=KXPqTYSka-oPoll