Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Karakteri gjerman mund t’i prishë punë, Flick nuk pranon të korigjojë "problemin"

Shkruar nga NEWSPORT
Karakteri gjerman mund t’i prishë punë, Flick nuk pranon të

Gjermania ka marrë një tronditje të madhe në ndeshjen ndaj Japonisë, ku u mund me shifrat 1-2. Një përmbysje që erdhi në pjesën e dytë të takimit pas dy golave të shpejtë në harkun e 8 minutave.

Nën shënjestër u vendosën mbrojtësit të cilët sipas lidërve të ekipit deklaruan të pakënaqur me vendosjen e tyre. Krahu i djathtë i cili mbulohej nga Sule në sfidën kundër Japonisë ishte totalisht inekzistent sipas opinonistëve gjerman.

Kimmich ka arriturë të shpallet kampion me Bayernin e Flick duke luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes. I pyetur për një zhvendosje të Kimich në këtë pozicion që për Gjermaninë duket një problem i madh, është refuzuar në mënyrë kategorike nga trajneri Flick.

Sfida ndaj Spanjës do të jetë një test i fundit për kombëtaren gjermane, ku në rast një rezultati tjetër veç fitores, mund të jetë një eleminim i parakohshëm.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga