Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Kapiteni i Kombëtares nuk bën dallim: Për ne nuk ka miqësore, shkallët ngjiten me radhë

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Kombëtares nuk bën dallim: Për ne nuk ka

Pak minuta më parë, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi dhe kapiteni i ekipit Keidi Bare, ku kanë folur para miqësoreve që ekipi do zhvillojë ditët në vijim.

Në fjalën që ka mbajtur Bare është shprehur se, nuk mundet të bëjë dot dallimin me Kombëtares A dhe asaj U-21, pasi të dyja kanë një domethënie të veçantë. Lidhur me të ardhmen dhe kalimin e mundshëm tek ekipi i parë, kapiteni është shprehur se shkallët ngjiten me radhë dhe se duhet të shikojnë atë çfarë kanë për momentin në dorë, duke ia lënë në dorë fatit të ardhmen.

"Natyrisht çdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë ditën e nesërmë ndaj Bosnje-Hercegovinës në orën 19:00. Për mua është njëlloj si kombëtarja U-21 dhe kombëtarja A, shkallët ngjiten me radhë. Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambjentohemi, kanë cilësi dhe është diçka e mirë. Besoj dy vitet e fundit, kombëtarja U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben kombëtares A", është shprehur Bare në konferencën për shtyp dhënë pak minuta më parë, ku ka qenë i shoqëruar dhe nga trajneri, Alban Bushi. /NEWSPORT.AL/

Miqësoret:

  1. Shqipëri vs Bosnje & Hercegovinë, 28 maj ora 19:00 "ElbasanArena "
  2. Shqipëri vs Bjellorusi, 5 qershor ora 19:00 "ElbasanArena "
  3. Shqipëri vs Bjellorusi, 8 qershor ora 19:00 "ElbasanArena "

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga