
Skuadra e kuqe ka publikuar sot axhendën e ekipit për ditët në vijim. Ajo ka publikuar datën se kur do të ndeshet me skuadrën e Bratislavës, ndeshje e vlefshme për Europa League. Është pikërisht data 28 qershor, datë që do zhvillohet ndeshja mes këtyre ekipeve. Duhet të kujtojmë që UEFA i pati caktuar datat në 30 qershor, por Partizani e ka ndryshuar këtë datë, pasi është në emergjencë për stadium. Duke qenë se Kukësi ka arritur marrëveshjen për datën 30 qershor me drejtuesit e "Elbasan Arena", të kuqve u mbetët vetëm të ndryshojnë datën, pasi ai është stadiumi i vetëm ku mund të luajnë. Ajo që bie në sy, është orari i kësaj sfide që do të zhvillohet në orën 18:00, një kohë e papërshtatshme duke parë temperaturat dhe që do të ndikojë në mbushjen e shkallëve të stadiumit.