Payshim ishte zbulimi i Kupës së Botës, ndërsa në fund përveç se u shpall kampion, u vlerësua edhe me çmimin lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës. Fjala është për Enzo Fernandez, i cili mban veshur fanellën e Benficas.
Ofertat për të tashmë rrjedhin “lumë”, pasi shumë ekipe duan të sigurojnë të ardhmen, me mesfushorin që jep garanci në mesin e fushës. Duke parë interesimet nga të, klubi luzitan ka bërë të ditur se është i gatshëm të lërë të lirë talentin e tyre për shifrën e 120 milionë euro, aq sa ëhstë edhe klauzola e tij.
Sipas “TycSports”, Benfica ka refuzuar tashmë një ofertë të parë prej gati 100 milionë euro të paraqitur në tavolinë nga Liverpool.
Poll