Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kanë ngecur në “gozhdë” bisedimet për rinovimin me Romën, gjigandi anglez nuk i ndahet ZANIOLOS

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë ngecur në “gozhdë” bisedimet për rinovimin

Nicolo Zaniolo duket se ka ditët e numëruara te Roma, pasi lojtari ëhstë lidhur ngushtë me një largim nga verdhekuqtë. Do të ishte pikërisht Zaniolo që do i dhuronte skuadrës italiane trofeun e Conference League në Tirana, por tashmë situata është e tensionuar dhe lojtari nuk është më i preferuari i Jose Mourinhos.

Në drejtim të tij kanë shfaqur itneres skuadra kryesisht nga Premeir League.  Edhe kampionati italian, ku Milan, Juventusi dhe Napoli duan shërbiet e tij, por ekipet e Serie A nuk janë të gatshme të paguajnë për të në merkaton e janarit.

Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për skuadrat angleze, saktësisht Tottenham. Sipas gazetarit të njohur nga Italia, Alfredo Pedulla, “Spursat” po mendon për një transferim të 23-vjeçarit këtë muaj. West Ham United dhe Nottingham Forest janë dy klube tjera angleze të interesuara për ish-futbollistin e Interit.

Teksa kontrata po shkon drejt fundit, pasi i skadon në qershor të 2024 edhe çmimi gjithashtu thuhet se gjithashtu po bie nga 50 milionë në 30 milionë euro, me bisedimet mes palëve që kanë ngecur.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga