Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mavraj nuk diskuton zgjedhjet e trajnerit: Djemtë që kanë luajtur, e kanë merituar

Shkruar nga NEWSPORT
Mavraj nuk diskuton zgjedhjet e trajnerit: Djemtë që kanë

Qendërmbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj, ka bërë analizën e ndeshjes së sotme, ndërsa ndjehet mjaft komod pas fitores me Lihtenshtejnin. Ai tregon edhe për takimin e radhës kundër Spanjës, ku tregon se jo vetëm lojtarët, por edhe tifozeria do të testohen në këtë ndeshje.

Sa iu përket zgjedhjeve të trajnerit për formacionin në takimin kundër Lihtenshtejnit apo atij kundër Spanjës, shtatlarti nuk hyn në këtë punë, duke vendosur që të mos i komentojë zgjedhjet e De Biazit.

"Ka qenë shumë ndeshje e vështirë, luajtëm në qendër të fushës. Kemi provuar edhe në krahët. Kishim lojë të vështirë unë dhe Berati, por edhe pse loja nuk ka qenë shumë e vështirë, ne i krijuam vështirësi vetes".

"Vendimet e trajnerit është e vështirë që ti vlerësosh. Djemtë që kanë luajtur sot, e kanë merituar, jo se ua ka falur De Biazi. Ata kanë luajtur mirë dhe e kanë merituar që të jenë në formacion.

Në ndeshjen kundër Spanjës duhet që të jemi shumë më ndryshe, ndaj duhet më shumë agresivitet. Nuk i njoh vendimet e trajnerit dhe nuk kam dëshirë që ti njoh".

"Identiteti nuk është që të frikësohemi ndaj skuadrave dhe njerëzve. Shumë njerëz do të shohin Moratën, Ramosin, por ne kemi detyrë që të kthejmë vëmendjen e tyre te ne. Normalisht që na duhet edhe fat ndaj këtyre skuadrave. Këto ekipe janë në vështirësi morale. Me cilësitë tona do të kontribuojmë për të fituar pikët".

"Me Spanjën nuk testohet vetëm mbrojtja, por edhe tifozeria testohet. Edhe siç i ndodhi Kosovës mund të na ndodhë. Për çdo skuadër do të jetë test maksimalisht i madh për të vendosur se ku ndodhemi. Edhe pse Spanja është në nivel më të lartë se kundërshtarët që kemi pasur më parë, ne sërish do 'ia dalim. Kam besim!", përfundon qendërmbrojtësi kuqezi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga