Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Lajmi i fundit/ Ballistët shpërthejnë ndaj dhunës së ushtruar në Elbasan: Ju jeni kanceri i kësaj Kombëtarje

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Ballistët shpërthejnë ndaj dhunës së

Pas reagimit të disa tifo-grupeve në trevat shqiptare, së fundmi kanë reaguar edhe tifozët e zjarrtë të Shkëndijës së Tetovës, Ballistët, ku nëpërmjet postimi në faqen zyrtare dënojnë dhunën e ushtruar nga policia në stadiumin "Elbasan Arena", në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Ashtu si Shvercerat, Plisat dhe së fundmi Tifozat Kuq e Zi, Ballistët shprehen të indinjuar për mënyrën e organizimit të kësaj ndeshje teksa shkruajnë:

"Edhe një herë e treguat veten se për ju vlenë me shumë një i huaj se sa kombi dhe Vatani!.. Jeni në gjendje të bëni ç'mos vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut.. NE SI TIFOGRUP REAGOJMË ASHPËR NDAJ DHUNËS NGA ANA FEDERATËS POASHTU EDHE NGA ANA E FORCAVE POLICORE?!!.

1.Na ndaluat disa orë në kufi me malltretime të shumta sikurse të ishim armiqt më të mëdhej të vendit...

2.Ndalimi i transparentit per arsye mizore që vetëm një mendje e sëmurë si z.Armando Duka me bandën e tij mund ta shpikin.

3.Ndalimi i rekuizitave në stadium ,kinse qenkan me shkrime provokative për jahuditë .TURP!!!!

4. Dhuna e ushtruar nga policia ne disa anëtarë tanë...

Ju jenii kancer i kësaj Kombëtare.

POR VETËM NJË GJË TA KENI TË QARTË: Se për cdo ESAT PASHË TOPTANI ,ka dhe një AVNI RUSTEM ", përfundon statusi i Ballistëve në faqen zyrtare në facebook.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga