
Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet ditën e sotme, ndërsa Kamza udhëton drejt Shijakut për t'u përballur me Erzenin.
Një sfidë delikate dhe e vështirë për të besuarit e trajnerit Bedar Devolli.
Në 12 javë kampionat, Kamza ka 12 fitore. Një rekord më vete! Kundër Erzenit, ekipi që kryeson Grupin A në Kategorinë e Parë do të kërkojë të 13-tën radhazi.
Drejtuesit e klubit të Kamzës mësohet se kanë vendosur një shpërblim të majmë financiar në rast fitoreje ndaj Erzenit. Një motivim më shumë për lojtarët e Kamzës për ta mbyllur këtë vit kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndeshja Erzeni-Kamza do të luhet në orën 13:00.
Poll