Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

KAMZA u sjell kujtime "të hidhura", Hasan LIKA sheh përpara: Duam kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
KAMZA u sjell kujtime "të hidhura", Hasan LIKA sheh përpara:

Për trajnerin e Vllaznisë Hasan Lika, skuadra nesër do të luftojë për t'u kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pavarësisht se objektivi primar është ngjitja në Kategorinë Superiore. Në një prononcim për mediat, tekniku veteran foli dhe në lidhje me ndryshimin e fushës nfa "Loro Boriçi" në kompleksin sportiv "Reshit Rusi", që sipas tij do të ndikojë te ritmi i lojës. Ai nuk nënvlerëson rivalin, pavarësisht se po luftojnë për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

"Sfida e nesërme me Kamzën? Është ndeshje kupe dhe normalisht objektivi është kualifikimi dhe duhet të japim maksimumin, pavarësisht se jemi të fokusuar në kampionat. E vlerësojmë kundërshtarin, pavarësisht se nuk ndodhen në një pozicion të mirë në kampionat. Kanë një skuadër të mirë.

Sa ndikon fusha artificiale në lojë? Mirë do të ishte të luanim në stadium (Loro Boriçi), por duke qenë se dhe koha nuk ka qenë e mirë, ndoshta fusha rëndohet akoma më tepër. Do të luajmë te 'Reshit Rusi', që besoj se ka të mirat dhe të këqijat e veta në ritmin e lojës.

Mungesat e sigurta? Përveçse Dan Ignat, i cili mungon dhe nuk do të jetë më pjesë e jona. Kërkon të largohet. Ai do të jetë mungesa e vetme nga formacioni bazë. Të gjithë të tjerët janë gati.

Kuqeblutë luajnë dhe për 'hakmarrje'? Në aspektin sportiv, ekzistojnë këto gjëra. Por ne duhet ta shikojmë si kundërshtarin e radhës. Kjo është pjesë e të kaluarës. Të mendojmë për të ardhmen", shprehet Lika.

Vitin e kaluar Vllaznia ishte në "luftë" direkte me Kamzën për të siguruar mbijetesën në kampionat, por shkodranët nuk arritën të shpëtonin nga rënia. Këtë sezon, kuqeblutë kanë kryer një ecuri tejet pozitive duke kryesuar grupin A të Kategorisë së Parë me 35 pikë pas 14 javësh, 8 pikë larg e shkëputur nga ndjekësit më të afërt të Erzenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga