Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

"Keqardhje që nuk luaj sot”, Malota jep lajmin e madh: Në gjysmëfinale ndaj Partizanit do të jem i gatshëm

Shkruar nga NEWSPORT
"Keqardhje që nuk luaj sot”, Malota jep lajmin e madh: Në
Renato Malota

Pas pak në orën 18:00 do të startojë përballja Egnatia-Dinamo e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë. Në prag të nisjes së këtij takimi, kapiteni i rrogozhinasve Renato Malota ka dalë në prononcim për mediat.

“Normalisht ndjej një keqardhje të madhe sepse janë ndeshje që çdokush do të japë maksimumin. Por unë do ta jap kontributin tim nga jashtë, por me shpresën e zotit do e fitojmë. Unë tek Dinamo kam luajtur tre vite, ku ishin të mrekullueshme.

Dolëm kampionë, humbëm një finale, por sporti i ka këto. Ja ku jemi sot në majën e futbollit shqiptar, uroj të na kënqaë kjo sfidë. Mendoj që ndeshja është përgatitur mjaft mirë, nuk mendoj që ka eufori. Mendoj që e kemi përgatitur mirë këtë ndeshje. Normalisht që keqardhja është e madhe, sidomos në këto ndeshje çdokush do donte të ishte.

Flas për vete personalisht, në gjysmëfinale do jem i gatshëm për ekipin, por për Ndrecën nuk e di. Them se shokët e repartit të mbrojtjes do bëjnë më të mirën e mundshme të mbajnë portën e paprekur”, u shpreh Malota.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga