
Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e 73-të e Kupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City. Një ndeshje shumë interesante, që rikthen Dinamo City-n në finalen e këtij kompeticioni, ndërsa Egnatia vjen si kampione në fuqi e Kupës së Shqipërisë.
Dy skuadrat janë përballur 27 herë në historinë e tyre dhe sonte do të luajnë ndeshjen e tyre të 28-të. Rrogozhinasit numërojnë 14 fitore, ndërsa dinamovitët kanë triumfuar në 4 ndeshje. 9 sfida janë mbyllur në barazim. Sa i përket golavarazhit, Egnatia ka shënuar 33 gola, ndërsa Dinamo City 16.
Dinamo City ka fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Egnatia ka marrë pjesë në dy finale dhe i ka fituar të dyja.
Biletat për ndeshjen e sotme, që do të luhet në orën 18:00 në “Elbasan Arena”, mund t’i blini online në: ebileta.al