
Dinamo fitoi mbrëmjen e sotme Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Egnatian falë goditjeve të penalltive. Në përfundimin e takimit, Rustem Hoxha ka dalë në prononcim për mediat.
“Kisha një goditje të lehtë nga Zejnullai dhe mendova se do jepte faull, por ndodhi ajo që ndodhi. Në dhomat e zhveshjes është më e thjeshtë, edhe çunat janë të gjithë të dëgjueshëm edhe të përkushtuar.
Kanë dëshirë dhe duan të arrijnë sukses, kjo na e ka bërë më të lehtë menaxhimin. Kam pasur edhe Alijin aty. Për pësimin e golave është problem për të gjithë skuadrën. Po t’i shikosh të gjithë ekipet janë aty aty me golat, besoj se është më shumë për shkakun e formulës.
Suksesi i dedikohet familjes, nuses, vajzave dhe prindërve. Gjithashtu dhe për presidentin që ka investuar, ka një meritë të madhe. Ka bërë një kompleks të madh me kushte shumë të mira”, u shpreh Hoxha.