Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kamza me sulm lushnjar, ja kush do të jetë “bomberi”

Shkruar nga NEWSPORT
Kamza me sulm lushnjar, ja kush do të jetë “bomberi”

Synimi i Kamzës është që të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar në fund të sezonit 2016/17. Për këtë arsye, dy investitorët kryesorë të ekipit kamzali po bëjnë prurje të fuqishme, në mënyrë që të fitojnë çdo ndeshje dhe të bëjnë pikët për të dalë në një kategori më lartë.

Pas afrimit të Bytyçit në portë, Bocit, Frashërit, Jetmir Sefës, Nimanit, Morinës dhe Basriut në repartet e tjerë të fushës, ka ardhur ora që drejtuesit të kërkojnë një sulmues me potencial për repartin e avancuar.

Aktualisht dy janë pistat kryesore, por qyteti mbetet i njëjti, Lushnja. Mikel Canka dhe Fatjon Sefa janë në balotazh për këtë pozicion, i cili pritet të zgjidhet shumë shpejtë. Drejtuesit janë në bisedim me të dy lojtarët, ndërsa pritet që njëri prej tyre të nënshkruajë, duke qenë se i gatshëm është dhe Mario Morina që ka nënshkruar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga