
Kamza e drejtuar nga Bledar Devolli po forcohet nga dita në ditë dhe po vetëshpallet kandidat për të dalë në Superiore sezonin e ardhshëm. Janë afruar lojtarë me potencial dhe premtues, ndërsa në ditët në vijim pritet që të ketë akord dhe me dy emra të njohur të Superiores, të cilët do të vihen nën urdhërat e teknikut gjirokastrit.
Deri më sot Kamza ka firmosur me Ermir Rezin, Alis Bocin, Elis Frashërin dhe portierin Mario Mytyçi, ndërsa i duhen përforcime në mesfushë dhe sulm, ku pritet që së shpejti të firmosin Jetmir Sefa dhe Valdano Nimani. Ky i fundit ishte pranë akordit me Korabin, por që nuk u arrit. Ditët e fundit zërat po shtohen dhe më tepër, ndërsa mbetet që të hidhen firmat në kontratë që gjithçka të mbyllet me sukses.