
Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës 2021 po në xhudo, Akil Gjakova, do të mbajnë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Tokio 2020.
Për shkak të barazisë gjinore, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka vendosur që në ceremoninë hapëse të turneut më të rëndësishëm kontinental duhet të jenë sportistë me gjini të ndryshme.
Kelmendi e ka mbajtur flamurin edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Rio 2016.
Ekipi olimpik i Kosovës përbëhet prej 11 sportistëve, ndërsa ceremonia hapëse bëhet më 23 korrik në stadiumin olimpik të Tokios.
Poll