Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampionati i 11-të në Maqedoni, parashutisti i njohur kërkon mbështetjen e shqiptarëve (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Në datën 7 tetor do të nisë kampionati i 11-të botëror për fluturimet në preçizion. Ky event do të zhvillohet në Prilep të Maqedonisë së Veriut ku do të marrë pjesë edhe ekipi ynë kombëtar.

Parashutisti i njohur, Alket Islami bën thirrje për të mbeshtetur skuadrën kuqezi. Përmes një postimi në facebook, ai tregon dhe datën e fillimit e të përfundimit të këtij kampionati.

"Të inkurajojmë ekipin tonë kombëtar për në kampionatin e 11 botëror të fluturimeve në preçizion. Prilep, Maqedona e Veriut. 7-16 tetor 2021", shkruhej në faqen zyrtare të Alket Islamit.

Vendi ynë do të përfaqësohet nga sportistët Xhonatan Islami, Arbër Haxhija, Arbër Xhaja, Blerian Braçe dhe Lorina Haxhiaj.

Poll

Lexo gjithashtu