Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Kampion që në javën e 4”, Lushnja me akuza të forta pas humbjes: Arbitrat luanin me fanellën e Apolonisë

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme u luajt Derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Lushjnes në Loni Papuçiu të Fierit. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 me ndeshjen që pati edhe momente tensioni ku 3 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq. Fierakët me këtë fitore ngjiten në vendin e 4 me 7 pikë ndërsa Lushnja bie në vëndet e fundit të tabelës me 4 pikë.

Pas ndeshjes, ekipi i Lushnjes ka ngritur akuza drejt gjyqtarëve të sfidës me një postim në rrjete sociale që më vonë është shpërndarë edhe nga trajneri Klodian Duro.

“Mundemi nga Apolonia e Fierit qe aktivizoi 3 lojtar me shume nga minuta e 1’ deri tek minuta e 96’

URIME per fitoren dhe 3 piket qe e nxjerrin Kampion qe ne javen e katert Apolonin e Fierit.

Nuk mjaftoi vetem arbitri kryesor qe po luante me ngjyrat e Apolonise qe ne fillim por u deshen dhe dy anesoret dhe arbitri i katert per ta bere te sigurt fitoren e Apolonise.

SHUME URIME.”

[caption id="attachment_660814" align="alignnone" width="169"] Klodian Duro ndan postimin e Lushjnes ne Instagram[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga